
Policia ka arrestuar shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Tropojë, pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, një ditë më parë, në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën babë e bir.
Policia bën të ditur se, duke drejtuar automjetin tip "Benz", në aksin rrugor Milot-Morinë, 26-vjeçari është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin Sh. P., i cili ka humbur jetën së bashku me fëmijën e mitur, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)