Ndërrojnë jetë 2 pacientë nga koronavirusi, 15 në total

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 18:24 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë raporton se pasditen e së martës kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë të prekur nga virusi Covid-19, duke e çuar në 15 numrin në total të viktimave në vendin tonë.

Ka ndërruar jetën në Spitalin Infektiv nga një infarkt miokardi pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 që po trajtohej prej 2 javësh, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Viktima e dytë e ditës së martë është pacienti R.P., 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R.P. ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

https://www.youtube.com/watch?v=hNd5x1myRPo

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19.
Pacienti 77-vjeçar I.B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R.P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R.P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.
Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos