Peshkatarët e Pogradecit: Çmimi i ulët po na dëmton

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 16:19 | Aktualitet
Peshkatarët e Pogradecit: Çmimi i ulët po na dëmton

Një tjetër kategori që po ndjen së tepërmi pasojat e izolimit nga COVID-19 janë edhe peshkatarët.

Në qytetin e Pogradecit, mbyllja e restoranteve dhe hoteleve ka sjellë një rënie të madhe të kërkesës për peshk dhe duket që këtë fakt e kanë shfrytëzuar grumbulluesit, të cilët kanë ulur ndjeshëm çmimin.

Peshkatarët ankohen se çmimi që u merret, nuk justifikon as shpenzimet për karburant të motobarkave të tyre.

Ndërkohë, Shoqata e Peshkatarëve pritet t’i kërkojë qeverisë që të subvencionojë peshkatarët në këto kohë të pazakonta dhe të gjenden mekanizma për të mos abuzuar me çmimet.

Nëse situata e izolimit dhe bllokimit të aktiviteteve do të vijojë gjatë, peshkatarët nuk mund të sigurojnë të ardhura as për të mbajtur familjet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos