Ndërron jetë 84 vjeçarja, viktima e 19 nga koronavirusi

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 22:50 | Aktualitet
Ndërron jetë 84 vjeçarja, viktima e 19 nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë raporton se një tjetër e moshuar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 19 numrin total të personave që kanë humbur jetën nga ky virus.

Viktima është një 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos