Ndërron jetë këngëtari amerikan 34-vjeçar me të cilin u dashuruan adoleshentet e viteve ‘90

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 22:58 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare Aaron Carter, këngëtari amerikan që  arriti kulmin e famës në moshën adoleshenciale,  duke u shndërruar në idhullin e mijëra adoleshentëve gjatë fundit të viteve ’90.

Aaron ishte vëllai i vogël i Nick Carter, pjesëtar i boy band të njohur Backstreet Boys, dhe falë kësaj lidhje arriti të performonte që i vogël në skena të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?v=zaL9VrQOP0E

Albumi i tij i parë “Aaron Party” në vitin 2000 shiti 3 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke lënë të imagjinoje një të ardhme të ndritur për të.

Aaron Carter

Por me kalimin e viteve ai jo vetëm që nuk mbajti premtimet, por ishte protagonist i problemeve të ndryshme, nga ato me drogën, ato shëndetësore dhe deri tek marrëdhënia e trazuar me familjarët, disa prej të cilëve i ka akuzuar për dhunë. Vite te fundit ishte shndërrua më shumë në një protagonist televiziv, dhe kishte deklaruar falimentim disa herë.

Nick dhe Aaron Carter

Autoritetet amerikane ende nuk kanë sqaruar shkakun e vdekjes së të riut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos