Ndërron jetë Maurizio Costanzo

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 13:47 | Showbiz

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçar, gazetari, prezantuesi dhe skenaristi i njohur Maurizio Costanzo.

Lajmi u dha nga zyra e tij e shtypi, e cila shprehet se Maurizio Costanzo ndërroi jetë në shtëpinë e tij.

I lindur në Romë në 28 gusht të vitit 1938, Maurizio Costanzo mban firmën në dhjetëra programe radiofonike, televizive dhe shfaqje teatrale.

Popullariteti i tij arriti kulmin në vitin 1976 kur drejtoi emisionin televiziv "Bontà loro" që shfaqej në RAI. Gjithashtu,  emri i tij lidhet dhe me spektaklin "Maurizio Costanzo Show" që nisi transmetimin në Mediaset prej vitit 1982.

Costanzo, i martuar prej vitit 1995 me Maria De Filipin, është gjithashtu autori i disa librave, të përkthyera në disa gjuhë të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos