Ndërron jetë stilisti i famshëm Paco Rabanne

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 15:05 | Showbiz

Stilisti i famshëm, Paco Rabanne, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, në banesën e tij, në Porstall të Francës.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së një prej figurave më të njohura të industrisë së modës në 70 vitet e fundit.

I lindur në Guipúzcoa, Francisco Rabaneda pati kontakt të hershëm me kulturën franceze, pasi familja e tij emigroi në Francë për shkak të Luftës Civile në Spanjë. Në Paris, qytetin e modës, ai hodhi hapat e para. Studioi arkitekturë, ndërkohë që prezantonte veshjet dhe çantat e para të tij.

Në fund të viteve ’60, Rabaneda nxori në treg edhe parfumin e tij të parë. Në fakt, në parfumeri forcoi shumë pozitat, me një gamë të gjerë produktesh, ku bie në sy linja “One Million”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos