"Parada e modës" e Rita Orës në Nju Jork, ndryshon 9 herë pamjen në 24 orë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 23:43 | Showbiz

Rita Ora po bën maksimumin për të promovuar këngën e saj të re “You Only Love Me” të publikuar vetëm 6 ditë më parë, e cila ka kaluar mbi 1 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka mahnitur fansat e saj teksa i ka shndërruar trotuaret e Nju Jorkut në pasarelë, ku brenda 24 orëve, ajo është shfaqur me 9 veshje të ndryshme.

Para publikimit të këngës, 32-vjeçarja konfirmoi edhe martesën me të dashurin e saj Taika Waititi. Ndërkohë, Rita Ora nuk ka hezituar edhe të performojë në lokale nate gjatë këtyre ditëve, duke dashur t’i bëjë sa më shumë reklamë këngës së saj të re. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos