Ndërron jetë një person në Lushnjë, dyshohet të jetë vetëqëlluar me armë zjarri

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 08:21 | Kronikë
Ndërron jetë një person në Lushnjë, dyshohet të

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë, në orët e para të mëngjesit, të së premtes në Lushnjë.

Policia bën të ditur se rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç.

Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos