Vrasja për hakmarrje në Lezhë, 17-vjeçarit i jepet masa e sigurisë, avokati: Kjo ngjarje ka dy viktima

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 17:13 | Kronikë

Është dhënë masa e sigurisë për 17-vjeçarin Florian Pervathi, i cili vrau dy ditë më parë në Manati të Lezhës një 65-vjeçar që dyshohet si autori i vrasjes së babait të tij në 2009.

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e burgut pa afat. Në dalje nga gjykata, avokati i tij Andi duraj u shpreh se “nuk pritej një vendim ndryshe, për shkak të veprës me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Përfitoj nga rasti të shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës, edhe pse sot mund të them se ka dy viktima, ai që u vra por edhe autori”.

Avokati Andi Duraj

Avokati shtjelloi krahasimin duke shtuar se “i kemi nxitur për të kryer këto krime, qoftë mediat qoftë rrethi shoqëror, duke i mbarsur me një urrejtje të tillë. Klienti im është ligjërisht një fëmijë, ishte mjaft i tronditur, është një nga ngjarjet më të rënda, do mundohemi maksimalisht për trajtimin e  të miturit dhe përfitimet sipas ligjit, problemi qëndron tek mungesa e ndjekjes së këtyre personave”.

Në kohën e vrasjes së babait, Pervathi ka qenë vetëm 4 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të ushqejë për 13 vite ndjenjën e hakmarrjes, derisa ka realizuar vrasjen e 65-vjeçarit Lekë Lekgjonaj.

Vitet e fundit, legjislacioni penal shqiptar ka ashpërsuar së tepërmi dënimet e krimeve që kryhen për gjakmarrje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/26/vrasja-per-gjakmarrje-pajtuesi-ndikon-edhe-drejtesia-me-denime-te-uleta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos