Ndërron jetë Vangelis, kompozitori “olimpik” i kinematografisë

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 23:08 | Aktualitet

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Vangelis, një nga kompozitorët më të njohur të dekadave të fundit.

Lindur në Greqi me emrin Evangelos Odessey Papathanassiou, por i njohur botërisht si Vangelis, veçanërisht pasi u transferua në Londër gjatë viteve '70, kompozitori njihet veçanërisht për veprën “Chariots of Fire”, një nga meloditë më të njohura në botë, e përdorur nga dhjetëra reklama, por edhe nga pothuajse çdo sport olimpik në ceremonitë e tyre.  

https://www.youtube.com/watch?v=8a-HfNE3EIo

Stili i tij unik, ku bashkonte atmosferat epike të muzikës simfonike me eksperimente elektronike dhe jazz, ishte i vlerësuar maksimalisht në botën e kinematografisë, ku ishte autori i një seri kolonash zanore të ikonike, veçanërisht ajo e filmit “Blade Runner”, "Conquest of Paradise" dhe dokumetarit "Antarctica" në vitet 80, por edhe i titujve më të mëvonshme si “Alexander” i Oliver Stone.

Kompozitori Vangelis

Nuk dihet zyrtarisht shkaku i vdekjes, por sipas mediave greke artisti ka ndërruar jete në Francë, ku po trajtohej për pasojat e COVID-19.     (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=WYeDsa4Tw0c

A2 CNN Livestream

Latest Videos