
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar 5 persona, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Velipojë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës të Komisariatit të Policisë së Velipojës, Përparim Zenuni dhe Ruzhdi Bajrakurti.
Të arrestuar janë edhe një inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë e Shkodrës, si dhe dy qytetarë të Velipojës.
Personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe duke shfrytëzuar detyrat shtetërore kanë lejuar ndërtime në zonat e mbrojtura në Velipojë. Ndaj personave të arrestuar, prokuroria ka marrë nga Gjykata e Shkodrës masat e sigurisë “arrest me burg”, që ishin marrë ndaj tyre në mungesë. (A2 Televizion)