Aksident në Fier-Patos, përplasen 2 automjete

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 19:08 | Kronikë
Aksident në Fier-Patos, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur Portëz.

Mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pasagjerët në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe, të cilat janë dërguar për ndihmë në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos