
Ndeshja më e rëndësishme deri tani në Premier League, ajo mes Manchester City-t dhe Liverpool-it është mbyllur në barazim 1-1.
Në një takim thuajse të barabartë, rezultati u vendos pas golave të shënuar nga Salah, me penallti dhe më pas Jesus për City-t.
Ndërkohë, Leicester ka mposhtur Wolves 1-0, duke marrë kreun e renditjes në Premier League, me 18 pikë, ndërsa Tottenham është i dyti me një pikë më pak, pasi fitoi këtë të diel ndaj West Brom 0-1. (A2 Televizion)