Man. United e Ronaldo në ditë të vështira, eliminohen nga FA Cup nga ekipi i kategorisë së dytë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 08:44 | Futboll
Man. United e Ronaldo në ditë të vështira, eliminohen nga FA

Manchester United është jashtë FA Cup pasi u eliminua me penallti nga Middlesbrough, skuadër që luan në Championship.

Ndeshja nisi keq për portugezin, Cristiano Ronaldo, i cili humbi një penallti në minutën e 19 të pjesës së parë. Megjithatë, talenti Sancho shënoi golin e avantazhit për United. Të kuqtë vijuan dominimin dhe raste në portën kundërshtare, por pa mundur t’i konkretizojnë. Atëherë kur nuk pritej Crooks realizon golin e barazimit në minutën e 64.

Më tej, nuk pati më gola ndërsa te penalltitë lojtarët e Middlesbrough u treguan më të saktë, duke realizuar 8 nga 8 penallti, ndërsa United realizoi 7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos