Ndeshja e yjeve të Shqipërisë, Italisë dhe Turqisë, publikohet lista e lojtarëve

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 19:51 | Futboll
Ndeshja e yjeve të Shqipërisë, Italisë dhe Turqisë,

Me sloganin “Buzëqeshi Jetës”, duke luajtur për të rindërtuar së bashku, stadiumi i ri kombëtar do të presë turneun me veteranët e Kombëtares shqiptare, por edhe Italisë kampion bote të vitit 2006, Greqisë kampione Europe më 2004-ën si edhe Turqisë së vendit të tretë në Botërorin e vitit 2002.

Eventi i bamirësisë për të prekurit nga tërmeti, i cili do të zhvillohet në datën 10 janar, Sindikata e Futbollistëve shqiptarë, si organizatore e eventit zbuloi edhe listat e plota të skuadrave.

Ekipi i artë i Shqipërisë përbëhet nga emrat e mëdhenj të viteve të fundit, mes të cilëve janë Foto Strakosha, Igli Tare, Ervin Skela, Lorik Cana e Besnik Hasi, por edhe shumë të tjerë. Pjesë e “Golden Team”, ekipit kuqezi janë edhe dy shqiptarë të Maqedonisë, Artim Shaqiri dhe Nderim Nexhipi.

Yjet nuk mungojnë as në radhët e Italisë. Në pritje të përgjigjes pozitive nga një legjendë si Roberto Baggio, mes yjeve axurrë të së kaluarës spikatin Zambrotta, Tomassi, Zacardo, Perrotta e Giggi Di Baggio. Emra të mëdhenj edhe në radhët e Turqisë që do të përfaqësohet nga lojtarë si Rustu, Hamit Altintop, Hasan Sas dhe Umit Karan, ndërsa skuadra greke udhëhiqet nga Georgios Karagkounis, lojtari që mban rekordin për numrin e prezencave dhe që ishte pjesë e skuadrës fituese në Europianin 2004. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos