
Vllaznia ka mundur 1 me 0 Besëlidhjen në një takim miqësor në prag të nisjes së kampionatit.
Takimi është vendosur nga një penallti e kthyer në gol nga kapiteni i shkodranëve Gilman Lika, në minutën e 20 të takimit.
Rasti më i mirë i Besëlidhjes për të shënuar ishte goditja e një shtylle. Në përfundim të takimit trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonus u shpreh shumë i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi i tij. (A2 Televizion)