Ndihmoi 4 bashkëkombës të hynin ilegalisht në Britani, dënohet me burg shqiptari

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 20:27 | Bota
Ndihmoi 4 bashkëkombës të hynin ilegalisht në Britani,

Një shqiptar që u përpoq të fuste ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar katër bashkëkombës të tij përmes portit të Holyhead në Uells, është dënuar me burg nga autoritetet britanike.

Personi, i quajtur Dhurim Bucur, 27 vjeç, u ndalua ndërsa po përpiqej të hynte në Britani nga Irlanda më 28 nëntor me katër udhëtarë të tjerë, të cilët pretendonin se ishin turistë italianë.

Vetë Bucur ishte rezident në Londër me dokumente të rregullta, por pranoi se ishte përpjekur të fuste ilegalisht në Angli personat që e shoqëronin.

BBC raporton se ai u dënua me 32 muaj heqje lirie, por nuk është marrë asnjë vendim për anulimin e dokumenteve apo deportimin e tij nga Britania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos