Tymi “fshin” kullën Eiffel, protestat në Francë nuk ndalen | FOTO

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 18:41 | Bota

Rrugët e Parisit janë ndezur këtë të diel pasi “jelekët e verdhë” kanë vazhduar protestën e tyre. Tymi ka mbuluar Kullën Eiffel, monumentin ikonë të qytetit pasi në disa zona të qendrës protestuesit u kanë vënë flakën makinave, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Gjatë paradites nuk kanë munguar edhe përleshjet mes protestuesve dhe autoriteteve, edhe pse numri i tyre është më i vogël në krahasim me javët e para. Pavarësisht lëshimeve që Presidenti Emmanuel Macron bëri ata vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Protesta pati edhe në Nantë, Lion, Bordo, Tuluze, por edhe Marsejë.

Sipas shifrave të autoriteteve në 17 nëntor, kur nisi gjithçka, në rrugët e qyteteve ishin 282 000 vetë, ndërsa më 22 dhjetor numri i tyre kishte zbritur në 38 600. Por krerët e sindikatave dhe grupimeve të ndryshme politike thonë që kjo ndodh për shkak të pushimeve dhe në janar do të ketë të tjera protesta të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos