Tërmeti zgjon nga gjumi banorët e Romës

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 10:47 | Bota
Tërmeti zgjon nga gjumi banorët e Romës

Një tërmet rreth 24 kilometra nga Roma ka zgjuar nga gjumi banorët e Kryeqytetit italian, shumë prej tyre kanë dalë në rrugë nga paniku.

Sipas Institutit të Gjeofizikës italiane, tërmeti me epiqendrën në lokalitetin Gallicano, ka patur një magnitudë 3.2, dhe është ndjerë qartësisht në gjithë pjesën lindore të Romës.

Nuk sinjalizohen për momentin të lënduar ose dëme të mëdha në infrastrukturë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos