Ndikimi nga Covid-19, KE: Shqipëria goditje në buxhet, -540 milionë euro të ardhura

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 11:21 | Ekonomi
Ndikimi nga Covid-19, KE: Shqipëria goditje në buxhet, -540

Raporti i parë i Komisioni Evropian për këtë vit ka analizuar ndikimin që koronavirusi do të ketë tek ekonominë  e vendeve potenciale për t'u integruar. Për rastin e Shqipërisë parashikohet një goditje e fortë, që do të reflektohet me rënie të ndjeshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit me rreth 540 milionë euro në gjashtëmujorin e parë.

Komisioni Evropian vlerëson se ndikimi i pandemisë së COVID-19 do të ndihet për shkak të turizmit dhe lidhjeve të forta ekonomike që ka vendi me shtetet e goditura më shumë nga koronavirusi.

“Pandemia e Covid-19 goditi Shqipërinë në fillim të marsit dhe Qeveria vendosi kufizime lëvizshmërie më 11 mars, mes shqetësimeve për kapacitetin e kufizuar të sektorit të saj shëndetësor. Shqipëria është veçanërisht e ekspozuar ndaj rënies ekonomike të pandemisë për shkak të mbështetjes së saj të fortë te turizmi dhe marrëdhënieve të saj intensive ekonomike me disa ekonomi të prekura rëndë nga BE-ja”, thekson raporti i Komisionit Evropian.

KE-ja vlerëson se kjo është goditja e dytë që merr ekonomia shqiptare pas asaj të tërmetit të 26 nëntorit, e cila sipas raportit ndali edhe vrullin e rritjes ekonomikë, duke e çuar atë në 2,2%, nga 4,1% që ishte parashikuar në fillim të vitit 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos