
Tregu i këmbimit valutor ka pësuar luhatje të forta nga situata me COVID-19.
Kujtojmë që në ditët e fundit të marsit monedha evropiane kapërceu menjëherë në 131 lekë, niveli më i lartë i dy viteve të fundit.
Sot, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.5 lekë, në rënie me mbi 6%, por ende lehtësisht mbi nivelet e parakrizës.
Arsyet që çuan në mbiçmimin e euros ishin kryesisht dy: mungesa fizike e monedhës evropiane në treg, si dhe mosaktivizimi i valutës që rrjedh nga aktivitetet informale, për shkak të mbylljes së ekonomisë.
Për shumë ekspertë të sistemit bankar ky forcim i euros ishte artificial. Sipas tyre, monedha e përbashkët evropiane do të rikthehet në nivelet e para pandemisë së COVID-19, ndikuar edhe nga hapja graduale e ekonomisë dhe rinisjen e konsumit.
Megjithëse rënia e pritshme e vizitorëve të huaj këtë sezon veror pritet ta mbajnë euron sërish mbi nivelet e një viti më parë. (A2 Televizion)