
Eliminimi nga Europa League, përballë një rivali të lehtë në letër si Ventspils, është shoqëruar me ndryshime të mëdha në Durrës.
Klubi i Teutës vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me tre futbollistë të tjerë me eksperiencë. Pas Tefik Osmanit, i cili u transferua te Tirana, nga bregdetarët u larguan edhe sulmuesi Tomislav Bushiç, mesfushori Gerhard Progni dhe portieri Isli Hidi.
Bushiç dhe Progni nuk humbën kohë, duke vendosur në harkun e pak orëve rreth së ardhmes. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës së Gjilanit në Superligën e Kosovës, e cila drejtohet nga trajneri vlonjat, Gentian Mezani. (A2 Televizion)