Karnavalet e Rio de Zhaneiros vazhdojnë të tërheqin yjet e së kaluarës, por edhe të së tashmes.
Neymar, që vijon rikuperimin prej dëmtimit të muajit janar, nuk i rezistoi tundimit për t’iu bashkuar festës.
Në karnavale nuk mungoi as ish-sulmuesi, Ronaldo, i shoqëruar nga “quarterback” i Seattle Seahawks, Russell Wilson, apo edhe legjendari Ronaldinho. (A2 Televizion)