Ndryshimet kushtetuese për listat, Ruçi: Votohen në 30 korrik në seancë plenare

Nga A2 CNN
30 Qershor 2020, 12:25 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese për listat, Ruçi: Votohen në 30 korrik

Në 30 korrik, Kuvendi do të votojë kërkesën e opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë lista të hapura kandidatësh për deputetë dhe korrektimin kombëtar të sistemit.

Në amendamentet e propozuara, ata kërkojnë dhe heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e pragut elektoral. Ilir Rusmajli do të asistojë edhe në këto ndryshime, përveç atyre në Kodin Zgjedhor, në cilësinë e ekspertit.

https://www.youtube.com/watch?v=h3nPOTGWJJ8

Gramoz Ruçi kërkoi që nisma të shqyrtohet me seriozitet. “Ditën e premte, në datën 10, do të fillojë diskutimi në parim, për të vazhduar në datën 13 me diskutimin nen për nen dhe në datën 30 është shqyrtimi në seancë. Seriozitet maksimal që këto që vendosëm sot të bëhen siç duhet”, u shpreh Ruçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos