Ndryshon VKM për kufizimet, masat aktuale në fuqi deri më 25 mars

Nga A2 CNN
21 Mars 2021, 17:13 | Aktualitet
Ndryshon VKM për kufizimet, masat aktuale në fuqi deri më 25 mars

Pas vendimit te Kushtetueses, Ministria e Shëndetësisë vendos  një afat për ndalimin  e grumbullimeve mbi 10 persona.

Sipas vendimit të qeverisë, kufizimet aktuale do të jenë në fuqi deri më datë 25 mars, më pas do ketë një vendim të dytë për të përcaktuar nëse do të lejohen grumbullimet mbi 10 persona.

Kjo datë e përcaktuar nga ministria përkon pikërisht me nisjen e fushatës zgjedhore. Aktualisht, urdhri në fuqi ndalon takimet në vende të mbyllura dhe të hapura me mbi 10 pjesëmarrës, konferencat, tubimet, apo mbledhjet partiake si dhe organizimet familjare. Rregulla këto që shpesh herë nuk janë respektuar nga përfaqësues të ndryshëm politike.

Pritet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret 1 muaj para zgjedhjeve, në një kohë kur situata me pandeminë vijon të jetë kritike në vendin tonë me dhjetëra viktima që raportohen muajt e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos