Ka vetëm një gjë që mund të bëjë banorët e Rio de Zhaneiros të harrojnë makthin e pandemisë, që i ka kushtuar vendit rreth 190 mijë viktima, dhe numrin e tretë më të lartë në botë për sa i përket infektimeve. Kjo gjë është rifillimi i sezonit veror.
Plazhet mitike, Kopakabana dhe Ipanema, u mbushën me pushues vendas, por edhe të huaj, dhe nga fotot duket qartë që rregullat e distancimit social nuk respektohen siç duhet.
Në Brazil ka rifilluar sezoni veror Plazhet mitike të Kopakabanës dhe Ipanemës u mbushën me pushues vendas, por edhe të huaj Nga fotot duket qartë që rregullat e distancimit social nuk respektohen siç duhet Zyrtarisht brazilianët duhet të mbajnë maska kudo në ambientet publike Ditën e djeshme vendi përjetoi shifra rekord infektimesh, me më shumë se 50 mijë raste dhe 706 viktima.
Edhe pse zyrtarisht brazilianët duhet të mbajnë maska kudo në ambientet publike, duket se qeveria e Bolsonaros ka mbyllur më shumë se një sy, duke i lejuar ato të shijojnë të qetë rrezet e diellit dhe detin e ngrohtë.
Një pamje paradoksale, duke marrë parasysh që ditën e djeshme vendi përjetoi shifra rekord infektimesh, me më shumë se 50 mijë raste dhe 706 viktima. (A2 Televizion)