Britania e Madhe dhe Franca përcaktojnë planin për të rifilluar transportin e mallrave

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 08:02 | Bota
Britania e Madhe dhe Franca përcaktojnë planin për të

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të përcaktojnë një plan për të rifilluar transportin e mallrave pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti Francez, Emmanuel Macron, ranë dakord për masat për të rihapur kufirin Francez, raporton BBC.

Shoferët e kamionëve në Kent kanë kaluar një natë të dytë duke fjetur në automjetet e tyre, duke pritur që kufiri me Francën të rihapet, ndërsa politikanët diskutojnë planin për të rifilluar tregtinë dhe udhëtimet.

Franca mbylli për 48 orë kufirin të dielën, duke lënë të paktën 945 kamionë të grumbulluar pranë Dover mes frikës për variantin e ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që edhe vendet e tjera evropiane po diskutojnë se si të koordinojnë përgjigjen e tyre.

Më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtimet për në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mutacionit.

Masat e rëna dakord midis kryeministrit Boris Johnson dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shpallen më vonë dhe do të hyjnë në fuqi nga e mërkura, tha ministri francez i Evropës Klément Beaune.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen përsëri në Bruksel për të diskutuar një përgjigje të bashkërenduar, duke përfshirë ekspertizën në lidhje me rreziqet që paraqiten nga varianti i ri.

Dhjetëra vende, përfshirë Spanjën, Francën dhe Indinë, ndaluan fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pjesë të Anglisë, përfshirë Londrën, hynë në kufizimet e nivelit të katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos