Mesazhi i Papa Françeskut: Ky vit nënkupton rikthimin në bazë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 07:45 | Bota
Mesazhi i Papa Françeskut: Ky vit nënkupton rikthimin në

“Ky vit do të nënkuptojë rikthimin në bazë”. Ishte ky ishte mesazhi i Papa Françeskut teksa iu drejtua stafit të Vatikanit për festën e Krishtlindjes. Ky vit do ta bëjë festën më pak tregtare dhe më shumë shpirtërore tha numri një i katolikëve, ndërsa siguroi punonjësit që gjatë pandemisë askush nuk duhet të druhet për largimin nga puna se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

"Ju jeni gjeja më e çmuar e këtyre ambienteve", u tha kreu i Vatikanit të pranishmëve në sallë, që mbanin maskë kundër koronavirusit.

“Le të festojmë me familjet tona si duhet dhe të lutemi që kjo sëmundje t’i ketë ditët e numëruara”, përfundoi fjalën e tij Ati i Shenjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos