Në festë nuk i shkuan, ambasadorët e Quintit dy orë takim me Kurtin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 11:13 | Kosova
Në festë nuk i shkuan, ambasadorët e Quintit dy orë takim me

Ambasadorët e QUINT-it zhvilluan një takim rreth dy orë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nuk dihet tema kryesore e bisedës së zhvilluar në ndërtesën e qeverisë në Prishtinë, por mendohet se ka qenë lidhur me uljen e tensioneve në veri të Kosovës, por ndoshta edhe një diskutim i raportit të zyrtarëve europianë Lajçak-Borrell për situatën në rajon.

Ajo që ra në sy ishte përfaqësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nivel zëvendësambasadori, pasi në takimin me Kurtin nuk ishte i pranishëm zoti Jeffrey Hovenier.

Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesit diplomatik të SHBA-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe nuk u prononcuan për mediat.

Ky zhvillim vjen pasi ambasadorët e QUINT-it nuk morën pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga kryeministria, presidenca dhe kuvendi në 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Nga zyra e presidentes Vjosa Osmani sqaruan se nuk bëhet fjalë për bojkot nga ana e ndërkombëtarëve, pasi vendet e QUINT-it në atë event u përfaqësuan nga zëvendësambasadorët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos