Në kohë për Krishtlindje, Britania mund të ketë 19 milionë doza vaksinash deri në fund të vitit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 20:37 | Bota
Në kohë për Krishtlindje, Britania mund të ketë 19

Britania bëri me dije se mund të ketë rreth 19 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të Oksfordit dhe AstraZenecas deri në fund të vitit, pasi testet klinike treguan një efektshmëri deri në 90% për parandalimin e virusit.

Presidenti i kompanisë AstraZeneca, Tom Keith-Roach bëri me dije se përveç 4 milionë dozave në pritje për Britaninë e Madhe, 15 milionë doza të tjera vaksine mund të jenë gati deri në fund të muajit të ardhshëm. Ato do t’i jepen në fillim punonjësve të shëndetësisë dhe të moshuarve.

Vaksina do të kushtojë 2 paundë për dozë dhe mund të ruhet me pajisje të zakonshme, jo si vaksinat e tjera të Pfizer dhe Moderna që edhe pse kanë rezultate shumë të mira kërkojnë pajisje shumë të shtrenjta konservimi që mbajnë temperaturën -75 gradë Celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos