Viktimat nga koronavirusi në Itali shkojnë mbi 50 mijë, ulen lehtë rastet ditore

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 17:38 | Bota
Viktimat nga koronavirusi në Itali shkojnë mbi 50 mijë, ulen

Ka filluar të shënojë një rënie të lehtë numri i rasteve të reja me koronavirus ditë pas dite në Itali, megjithatë vdekjet në 24 orë janë ende të larta.

Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në ditën e fundit janë regjistruar 22,930 të infektuar të rinj me koronavirus, ndërkohë që viktimat janë 630, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në mbi 50 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit, u realizuan 148 mijë testime, më pak nga dita e diel kur u bënë 188 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos