Një avion Boeing 747-400 i British Airways ka shpërthyer në flakë në një aeroport spanjoll.
Avioni ruhej në aeroportin Castellon, pasi kohët e fundit kishte dalë jashtë shërbimi.
Pamjet tregojnë zjarrin që shpërthen nga pjesa e pasme e kabinës ndërsa tymi dilte nga avioni që pësoi dëme serioze.
Aeroporti ka konfirmuar se nga incidenti nuk ka pasur viktima pasi askush nuk ishte në bord. (A2 Televizion)