
Është shtyrë për në 29 janar seanca e radhës dëgjimore, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.
Kjo kërkesë e ILD-së erdhi pas inspektimit të vendimeve për lirimet e parakohshme nga burgu të Endrit Dokles, Ilir Pajës dhe Hekuran Billës.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i pranishëm në seancën dëgjimore u shpreh dakord me kërkesën e magjistrates Enkeleda Hoxha, e cila i kërkoi kohë KLGJ-së për të përgatitur parashtresat e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD. (A2 Televizion)