Në pranga për korrupsion, gjyqtarja Enkeleida Hoxha ankimon shkarkimin nga detyra

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 10:47 | Kronikë
Në pranga për korrupsion, gjyqtarja Enkeleida Hoxha ankimon shkarkimin

Enkeleida Hoxha, ish-gjyqtarja e Krujës e arrestuar për "korrupsion" ankimon në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimim e saj nga detyra.

Hoxha është shoqëruar nga Policia e Burgjeve për seancën në KPA.  Më 2 dhjetor, SPAK kërkoi dënimin e saj me 3 vjet e 6 muaj burg për akuzën e "korrupsionit".

Gjyqtarja u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos