Në pritje të 11 dhjetorit, delegatët e PD-së pajisen me kodet e sigurisë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 23:05 | Politikë
Në pritje të 11 dhjetorit, delegatët e PD-së pajisen me

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga delegatët që mbështesin lëvizjen e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë po afron, edhe pse i cilësuar si i pavlefshëm nga lidershipi zyrtar i partisë opozitare, me në krye Lulzim Bashën, që ka shpallur Kuvendin më datë 18.

Ndërkohë delegatët e 11 dhjetorit po fillojnë të pajisen me kartat e tyre identifikuese, që sipas organizatorëve mban elemente sigurie të papërdorura më parë.

https://a2news.com/2021/11/19/basha-kuvendi-18-dhjetorit-gjeja-e-duhur-perballe-kercenimit-per-percarje/

Sipas tyre,  kartat janë elektronike dhe kanë një barcod identifikues për çdo delegat, si dhe përmban elemente si emër, atësi, mbiemër dhe postin, si dhe organigramën e degës së qytetit përkatës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/01/berisha-drejt-tropojes-kjo-levizje-nje-zgjim-kombetar-qe-synon-kthimin-e-pluralizmit-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos