Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka dalë në gjykatë për masën e sigurisë.
Dako dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, duke iu referuar tenderit për shëtitoren e Durrësit, tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit u llogarit dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte. (A2 Televizion)

