Në qeli pas video-skandalit në zyrën e tij, ja sa vite burg rrezikon Safet Gjici

Nga A2 CNN
24 Qershor 2023, 20:13 | Kronikë

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u arrestua pasditen e kësaj të shtune nga SPAK, pas publikimit të një video-skandali seksual me një vajzë në zyrën e tij, ndërsa akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”, bazuar në Nenin 260 të Kodit Penal.

Referuar këtij neni, ish-kryebashkiaku Gjici rrezikon të marrë një dënim deri në 7 vite burg.

Kujtojmë se, Safet Gjici, i dorëhequr tashmë nga detyra si kryebashkiak i Kukësit, u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/24/arrestohet-me-urdher-te-spak-safet-gjici/
https://a2news.com/2023/06/16/videoja-intime-ne-zyre-gjici-jep-doreheqjen-me-ngriten-kurth/
https://a2news.com/2023/06/24/pas-arrestimit-te-gjicit-nen-akuze-edhe-vajza-e-video-skandalit-lihet-ne-arrest-shtepie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos