Një radhë kilometrike, qysh nga orët e para të natës. Rreth 6 mijë familje presin, në makinat e tyre të mëdha, të cilat nuk tregojnë qartazi vështirësitë që këto persona po kalojnë.
Nuk të besohet që gjithçka po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë presin hapjen e “Mega Giveaway”, eventit të bamirësisë së organizuar nga një shoqatë teksane, “San Antonio Bank Food”.
Në eventin e njoftuar përmes rrjeteve sociale, dhe ku duhej të regjistroheshe, do të shpërndahen falas më shumë se 450 tonelata ushqime. Në takimin e djeshëm erdhën qindra makina të paregjistruara, me shpresën që një nga pakot e përgatitura për çdo familje t’i përkiste edhe atyre.
Radha në San Antonio në SHBA për shpërndarjen e ushqimit falas Radha në San Antonio në SHBA për shpërndarjen e ushqimit falas U shpërndanë më shumë se 450 tonelata ushqime U shpërndanë më shumë se 450 tonelata ushqime Radha në San Antonio në SHBA për shpërndarjen e ushqimit falas U shpërndanë më shumë se 450 tonelata ushqime Radha në San Antonio në SHBA për shpërndarjen e ushqimit falas Radha në San Antonio në SHBA për shpërndarjen e ushqimit falas
Organizatorët deklaruan se shpërndarja do të ndodhë dy herë në javë, deri sa të zgjasë karantina.
Fruta dhe perime të freskëta, konserva, qumësht, gjithçka është e nevojshme për këto familje, që normalisht mbijetojnë vetëm me rrogën ose me punë të rastit që tashmë nuk kanë.
Në ditët e fundit, opinioni publik amerikan u trondit nga lajmi se 6.6 milionë persona kishin aplikuar për ndihmë sociale pasi kishin mbetur pa punë nga masat shtrënguese kundër koronavirusit. (A2 Televizion)