Tregon imunitetin ndaj COVID-19, pret miratimin testimi i shpejtë që mund të na nxjerrë jashtë karantinës

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 20:45 | Bota

Ditët dhe javët po kalojnë njëra pas tjetrës, dhe krahas numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit, që tashmë kanë kaluar pragun e 100 mijë personave në botë, po bëhen gjithmonë e më të dukshme kostot ekonomike dhe sociale të karantinës, veçanërisht në Evropë.

Kontinenti ka nevojë të “ndezë motorët” e fabrikave, shkollave, institucioneve më të rëndësishme, por për të bërë këtë nevojiten garancitë shëndetësore për personat që do t’i rikthehen jetës përtej pragut të shtëpisë.

Testimi është i thjeshtë, falë gjakut të marrë nga një pickim në gishtin e dorës

Një nga këto garanci mund të jetë një testim i shpejtë i bazuar mbi antikorpet, i cili premton se mund të tregojë në pak minuta në qoftë se personi i testuar është apo ka qenë i infektuar me koronavirus dhe nëse ka zhvilluar një imunitet ndaj COVID-19.  

Një testim i tillë, në qoftë se verifikohet mund të cilësohej si një shpëtimtar i vërtet i jetës sociale në vendet e goditura, sepse do t’i lejonte të imunizuarve të riktheheshin në vendet e tyre të punës.

Në Britaninë e Madhe institucionet do të qartësojnë këtë javë kriteret e aprovimit të kompanive që po propozojnë një test të tillë, ndërkohë që Qeveria ka deklaruar se do të blinte rreth 17 milionë të tillë në rast miratimi.

https://a2news.com/2020/03/26/a-rikthehet-me-ky-makth-te-sheruarit-nga-covid-19-mund-te-jene-imune-por-zgjatja-mbetet-enigme/

Ndërkohë, disa prej këtyre testimeve nuk kanë patur rezultatin  e shpresuar, me një nivel gabueshmërie të tepërt.

Për Brigette Bard, drejtuese e kompanisë  BioSure, një provë zyrtare të testit të tyre nuk është ende kryer, pikërisht për shkak të mungesës së kritereve të miratimit. “Për momentin po veprojmë qorrazi”, pohon Bard.  

https://a2news.com/2020/04/02/vaksina-kunder-koronavirusit-australia-nis-testimin-e-dy-modeleve/

Sido që të jetë është tashmë e qartë që lufta afatgjatë kundër COVID-19 fitohet vetëm me krijimin  e antikorpeve.

“Në koronaviruse të tjera, si gripi, njëherë që personi krijon antikorpet, merr një imunitet natyral ndaj virusit. Kjo nuk është ene provuar tek COVID-19, por unë do të habitesha shumë sikur mos të ndodhte e njëjta gjë”, pohon Doris-Ann Williams, kreu i Shoqatës Britanike së Diagnostikimit në Vitro.

https://a2news.com/2020/03/16/shba-nis-testimin-e-vaksines-kunder-koronavirusit-te-njerezit/

Testimi i zhvilluar nga kompani si BioSure është i thjeshtë, falë gjakut të marrë nga një pickim në gishtin e dorës, dhe mund të kryhet në shtëpi. Rezultatet mund të lexohen edhe nga vetë personi i testuar, pa shkuar në një strukturë të specializuar.  

“Duam të dimë se sa është pragu i saktësisë që entet rregullatore do të vendosin për këto testime”, shton kreu i BioSure, Brigette Bard, që shton se qartësimi i kritereve do të mundësonte pothuajse menjëherë prodhimin e përreth 1 milion testimeve në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos