Pasojat e shpopullimit, në Mashkullorë nuk ka më punëtorë për serrat

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 14:20 | Aktualitet

Braktisja e fshatrave nga rinia dhe personat e aftë për punë është reflektuar edhe në lënien djerrë të tokave që dikur kanë qenë burim të ardhurash të konsiderueshme.

Siri Ahmeti nga fshati Mashkullorë ka privatizuar një pjesë të konsiderueshme të serrave të dikurshme të këtij fshati. Por sot me dhimbje thotë se që pas largimit të djemve të tij drejt emigrimit, serrat dhe tokat e tij janë lënë djerrë për mungesë të fuqisë punëtore.

 “Serra ka pasur 3 hektarë, që mbillej me domate dhe sallatorë. E kam privatizuar në 1994 dhe e kam shfrytëzuar me domate dhe sallatorë, si më parë. Sot kam mbjellë vetëm ca jonxhë, por nuk kam djemtë që punojnë”, thotë Ahmeti.

“Do brez të ri kjo tokë, nuk më do mua...”, thotë Siri Ahmeti nga fshati Mashkullorë për A2 CNN

Por edhe tentativat e herëpashershme për të punuar tokën kanë hasur në vështirësitë e gjetjes së tregut për produktet bujqësore.

“Do brez të ri kjo tokë, nuk më do mua...”, thotë ai për A2CNN.

Tashmë Ahmeti është i detyruar të paguajë taksat për tokën që ka, edhe pse ajo tokë nuk i prodhon asgjë. Ndërsa nga dita në ditë bëhet gjithmonë dhe më e zymtë ideja që dikush mund të vijë dhe ta mbjellë sërish këtë tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos