“Negociatat, me klauzolë përjashtimi për shkak të krimit”. Berisha: Flamuri i BE-së në duart e Edi Ramës, fatkeqësi!

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 19:58 | Politikë
“Negociatat, me klauzolë përjashtimi për shkak të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti fatkeqësi që flamuri i Bashkimit Europian ka mbetur në duart e Edi Ramës. Berisha tha se klauzola e futur në procesin e anëtarësimit për ngrirje të tij, është vendosur për shkak të Shqipërisë.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuara, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. E vërteta është që, fatkeqësi më të mëdha për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte”, tha Berisha në një takim me të rinjtë në Durrës.

“Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë? Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja”.

Duke komentuar ceremoninë e mëngjesit të sotëm të organizuar nga Kryeministri me rastin e nisjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Berisha tha se Rama është i dëmshëm edhe për socialistët.

“E kam deklaruar në 7 korrik, armik, e kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka. Nëse nuk ke votën, nuk ke liri, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos