Negociatat me Shqipërinë, PE miraton amendamentin me 15 kushte

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 10:25 | Aktualitet
Negociatat me Shqipërinë, PE miraton amendamentin me 15 kushte

Parlamenti Europian miratoi mbrëmjen e së enjtes amendamentin e grupit të Partive Popullore Europiane, që thekson 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.  

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit të PPE-së në Komisionin e Jashtëm, Gahler, u depozitua si pjesë e raportit "Rekomandime për Ballkanin Perëndimor".

Pro amendamentit votuan grupi liberal dhe aikonservator,e gjithashtu shumë deputetë nga e majta dhe e djathta. 15 kushtet u vendosën nga shtetet anëtarë të Bashkimit Europian me propozim të Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës, në mars të këtij viti.

Ndër të tjera, në to kërkohet që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë funksionale, të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe të realizohet me konsensus Reforma Zgjedhore.

Votimi i kryer mbrëmë në mesnatë në Parlamentin Europian për zbatimin e 15 kushteve për Shqipërinë para nisjes së negociatave pritet të finalizohet edhe nga ana proceduriale brenda pasdites së sotme. Votimi i mbrëmshëm i amendamntit të PPE, ishte votim në parim, që shpreh vullnetin e shumicës në Parlament për të pranuar amendamentin. Në orën 18-19 pritet të nisë votimi final në tërësi, i cili përfshin edhe amendamentin për Shqipërinë.
Amendamenti i Grupit PPE, u paraqit nga eurodeputetja Kinga Gál,". Amendamenti është si më poshtë:

"Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare"
Në votimin e parë, mbrëmë vonë, amendamenti mori 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

15 kushtet u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos