Pulia, me COVID-19 pasagjeri i ardhur me traget nga Shqipëria, guvernatori: Do t’i bëjmë testin ekuipazhit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 22:53 | Aktualitet
Pulia, me COVID-19 pasagjeri i ardhur me traget nga Shqipëria, guvernatori:

Italia sot ka regjistruar një rritje në numrin e të prekurve nga koronavirusi. Në rajonin e Pulias janë regjistruar vetëm 4 raste të reja, por njëri prej tyre ka ardhur nga Shqipëria.

Këtë e ka deklaruar vetë guvernatori i Pulias Michele Emiliano, teksa ndodhej në një spital të Barit. “Dje kemi pasur lajmin e dy personave që vinin nga jashtë shtetit dhe janë identifikuar si pozitive. Njëri prej tyre ka udhëtuar me makinë nga Bullgaria, tjetri ka ardhur me traget nga Shqipëria".

https://a2news.com/2020/06/18/itali-rritet-bilanci-i-viktimave-nga-koronavirusi/

Emiliano vijoi duke deklaruar se "tani me shumë mundësi duhet t’i bëjmë testin të gjithë ekuipazhit të atij trageti. Nuk mund të kemi një karantinë të re, prandaj duhet të kemi diagnoza të shpejta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos