
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke thënë se ky vendim konfirmoi qartë perspektivën evropiane të Shqipërisë.
“Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën evropiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh”.
Presidenti thekson se tashmë nuk duhet humbur asnjë minutë për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve. (A2 Televizion)