Negociatat, ministri italian për A2: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 16:43 | Politikë
Negociatat, ministri italian për A2: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Vincenzo Amendola, ministri për Çështjet Europiane të Italisë, ka folur ekskluzivisht për A2 nga Luksemburgu, duke konfirmuar që vendet janë akoma të ndara për hapjen e negociatave për të dyja shtetet.

Pyetjes së A2 nëse Italia mbështet propozimin e Finlandës për të ndarë dy vendet, Amendola u shpreh: “Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”.

https://a2news.com/2019/10/15/hapja-e-negociatave-burime-per-a2-propozohet-ndarja-mes-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut/

Më herët, burime të A2 pranë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që po mbahet këtë të martë në Luksemburg, konfirmojnë se presidenca finlandeze ka propozuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Burimet konfirmojnë se Finlanda ka propozuar një draft të ri, që lejon që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv. Ndërsa Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/15/vendimmarrja-nuk-ka-lidhje-me-ate-cfare-kemi-bere-ne-negociatat-rama-u-drejtohet-shqiptareve-me-videomesazh/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2019/10/15/ministri-i-jashtem-gjerman-mbeshtesim-hapjen-e-negociatave-be-te-mbaje-premtimet/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos