All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Negociatat për anëtarësim, Dimitrov: Shkupi të trajtohet veçmas, një më mirë se zero

Nga A2 CNN
30 Gusht 2019, 13:26 | Ballkani
Negociatat për anëtarësim, Dimitrov: Shkupi të trajtohet
All - Paragraf - 1

Procesi i zgjerimit duhet të bazohet në merita individuale dhe rastet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut duhet të trajnohen të ndara.

Kërkesa vjen nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së veriut Nikola Dimitrov, para fillimit të takimit informal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Helsinki.

All - Paragraf - 3

“Dy vende janë më mirë së një, por një është më mirë se asnjë dhe ne nuk e kemi luksin ta lëshojmë mundësinë për sukses”, deklaroi ministri.  

https://a2news.com/2019/08/28/kukan-maqedonia-e-veriut-mund-te-marre-date-per-negociatat-ne-vjeshte-pak-gjasa-per-shqiperine/

I pyetur lidhur më “kundërshtimin” e Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Dimitrov tha se sipas informacioneve të tij, Parisi ende nuk ka marrë pozicion.

Shefi i diplomacisë së Shkupit tha se pas pak ditësh do të udhëtojë drejt Francës për të zhvilluar takime lidhur më çështjen.

All - Paragraf - 6

"Nuk duhet të flasim për zgjerim por kompletim", ishin fjalët e Dimitrov sipas të cilit vendet e rajonit luftojnë për të njëjtat vlera që lufton edhe Macron në BE. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos