Shkatërrohet nga zjarri skafi në mes të detit, të paqarta motivet

Nga A2 CNN
26 Gusht 2020, 19:12 | Kronikë

Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët pasditen e së mërkurës në zonën e Triportit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha dhe dëmet në skaf ishin shumë të mëdha, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e djegies së tij.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se skafi kishte në bord një sasi të madhe karburantit dhe fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos