
Një ngjarje tragjike është regjistruar në një fshat të Gramshit, ku një i mitur ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një granate.
Sipas të dhënave që vijnë nga Policia e Shtetit dy fëmijët A.Ll. rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç kanë qenë duke luajtur me një granatë të vjetër në oborrin e shtetasit R.Lll. e cila shpërtheu.
Për pasojë i mituri A.Ll ndërroi jetë rrugës për në spital ndërsa A.L. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)