Nën efektin e alkoolit, 36-vjeçari në Durrës qëllon me thikë 50-vjeçarin

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 16:41 | Kronikë
Nën efektin e alkoolit, 36-vjeçari në Durrës qëllon

Një 50-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e së martës në Durrës pasi u qëllua me thikë nga një 36-vjeçar, ndërsa ishin nën efektin e alkoolit.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen nr. 1, Durrës.

50-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia bëri të mundur autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos